
Më datë 19 shtator 2026, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada ka vijuar shpërndarjen e teksteve mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në shkollën shqipe në Otavë.
Kjo nismë, e realizuar në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Qendrën e Botimeve për Diasporën, synon të mbështesë shkollat shqipe në diasporë, si dhe të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare te brezat e rinj.
Shpërndarja e teksteve mësimore do të vijojë edhe në shkollat e tjera shqipe në Kanada, në mbështetje të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe forcimit të lidhjeve të fëmijëve dhe të rinjve të diasporës me gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar.


