
Më 10 shtator 2026, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mori pjesë në ceremoninë e rihapjes së Qendrës së Federatës së Shoqatave Turke në Kanada, si dhe në pritjen e organizuar me rastin e përfundimit të misionit të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Türkiyes në Toronto, z. Can Yoldaş.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada vlerëson rëndësinë e këtyre aktiviteteve në funksion të nxitjes së dialogut, forcimit të bashkëpunimit dhe konsolidimit të marrëdhënieve të mira me komunitetet dhe përfaqësitë diplomatike në Kanada.


