Gjatë pritjes së fundvitit për drejtuesit e misioneve diplomatike Ambasadori Muça u takua me z. François-Philippe Champagne, Ministër i Punëve të Jashtme. Solidariteti i Kanadasë menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit në vendin tonë, fushata në kuadër të procesit të rindërtimit dhe angazhimi i Kanadasë në këtë drejtim ishte në thelb të bashkëbisedimit, krahas forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe si edhe bashkëpunimit gjatë Kryesisë shqiptare të OSBE për vitin 2020.
Newsroom
Ambasadori Muça bashkëbisedon me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. François-Philippe Champagne