Me ftesë të mësueses Merita Alushi, ambasadori Muça ka marrë pjesë virtualisht në seancën përmbyllëse, për këtë vit shkollor, të mësimit të gjuhës shqipe në Oakville/Ontario.
I impresionuar nga njohuritë e vogëlushëve të lindur në Kanada mbi gjuhën shqipe, kulturën, traditat, kulinarinë dhe bukuritë e vendit tonë, si edhe i surprizuar nga pyetjet e tyre plot çiltërsi dhe zgjuarsi, ambasadori ka siguruar nxënësit e gjuhës shqipe se do të vazhdojmë të jemi pranë tyre, si edhe përkrah mësuesve, prindërve dhe vullnetarëve duke i mbështetur, ashtu si deri tani, me abetaret dhe librat e duhur për mësimin e gjuhës sonë të bukur shqipe dhe zgjerimin e njohurive e forcimin lidhjeve me vendin e të parëve.