Ambasadori Muça ka zhvilluar takim me z. Rob Oliphant, anëtar i parlamentit dhe Sekretar Parlamentar i Ministrit të Punëve të Jashtme.
Gjatë takimit janë trajtuar çështje të bashkëpunimit Shqipëri-Kanada në rrafshin dy dhe shumëpalësh. Bashkëbiseduesit janë fokusuar në angazhimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të prioriteteve, përfshirë ato me interes të veçantë për komunitetin shqiptaro-kanadez.