Në 5 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasadori Muça i është bashkuar komunitetit dhe Misionit Katolik Shqiptar “Shën Nënë Tereza” në Toronto, në ceremoninë solemne të mbajtur në gjuhën shqipe nga Dom Prend Kola në përkujtim dhe nderim të humanistes botërore me rrënjë shqiptare.
Ambasadori ka vizituar ambientet e reja të misionit që pritet të funksionalizohen së shpejti, mundësuar nga kontributi vullnetar i anëtarëve të komunitetit.