Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, vajzat e komunitetit shqiptar në Ottawa u mblodhën së bashku në kryeqytet për të festuar, reflektuar dhe ndarë historitë e tyre frymëzuese të përkushtimit, sakrificës dhe suksesit në rrugëtimin e tyre personal dhe profesional.
Në respekt të besimtarëve myslimanë dhe për shkak të përputhjes së datës me muajin e shenjtë të Ramazanit, ky event u organizua më herët, duke ruajtur në thelb vlerat e përbashkëta të solidaritetit, mirënjohjes dhe respektit të ndërsjellë.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Malo përshëndeti përfaqësimin dinjitoz dhe të fuqishëm të gruas shqiptare në Kanada, si një simbol i forcës, përkushtimit dhe identitetit tonë të përbashkët.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada, së bashku me Ambasadën e Republikës së Kosovës, përcjellin urimet më të përzemërta për çdo vajzë dhe grua shqiptare.



