Mbrëmjen e 26 shkurtit 2023, Ambasadori Ermal Muça, së bashku me një audiencë të gjerë, ndoqi premierën e komedisë “Dashuri dhe turbulence” në Toronto.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Muça vlerësoi se aktivitetet kulturore si shfaqjet e filmave shqiptarë, koncerte të artistëve ose me vepra të kompozitorëve tanë, të cilat janë bërë gjithmonë e më të shpeshta, jo vetëm që pasurojnë jetën artistike komunitare, por edhe kontribuojnë për promovimin e artit, kulturës dhe kinematografisë shqiptare në Kanada.