Më datë 13 mars 2023, Ambasadori Ermal Muça, shoqëruar dhe nga Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu vizituan ambientet e klasave dhe nxënësit e shkollës shqipe (programi plotësues) në Otava.
Në fjalën e tij, Ambasadori Ermal Muça falënderoi mësueset për punën dhe përkushtimin e tyre të pandalshëm në edukimin e fëmijëve dhe brezave në programet e gjuhës shqipe në Otava. Gjithashtu nxënësve iu ofrua një sasi shtesë me libra dhe tekste të harmonizuara, të ardhura së fundmi nga Kosova, për nivelet e ndryshme të klasave të gjuhës shqipe në Kanada, me inkurajimin ndaj fëmijëve për të mësuar dhe ruajtur gjuhën, kulturën dhe historinë tonë të përbashkët.