Gjatë një ceremonie të organizuar nga Instituti për Zhvillim Profesional në Universitetin e Otavës, u vlerësuan me çmimin Ambasador i Vitit 2023, 12 krerë të misioneve diplomatike nga rajone të ndryshme të botës, të akredituar në Otava.
Për rajonin e Europës Lindore ky çmim iu akordua z. Ermal Muça, Ambasador i RSH-së në Kanada. Z. Muça u shpreh se ia kushton atë kolegëve të përkushtuar në përfaqësi, Almës dhe miqve të shumtë në komunitetin shqiptaro-kanadez, për kontributin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për promovimin e Shqipërisë, vlerave kombëtare shqiptare dhe lidhjeve me Kanadanë.