Ambasadori Ermal Muça mori pjesë në mbrëmjen e organizuar në Toronto, në prag të përmbylljes së misionit të tij diplomatik në Kanada, ku u takua me përfaqësues të Shoqatës e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, Albanian Canadian Excellence Society – ACE, Albanian Canadian Lawyers Association (ACLA), RH Scholarship Albanian Canadian Business Network, Albanian Canadian Development Alternative, Xhamia Shqiptare Ne Toronto, Hamilton Albanians, Shoqata Iliria në London, si edhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë në York University.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Muça u shpreh se takimet përgjatë këtyre viteve me komunitetin shqiptar në Toronto, ashtu si kudo në Kanada, kanë qenë gjithmonë miqësore, ndërsa bashkëpunimi i hapur, i sinqertë, i karakterizuar nga respekti i ndërsjellë dhe i bazuar në promovimin e Atdheut, vlerave kombëtare shqiptare, të arritjeve dhe kontributit të komunitetit tonë të mrekullueshëm, ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar , si edhe forcimin e lidhjeve me Kanadanë.