Më 2 shkurt 2024, Ambasadori Ermal Muça zhvilloi një takim me Glen Kasnecin, Kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare, Montreal-Albanian Cultural Association Montreal. Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi projektet në vijim të kësaj shoqate, përfshirë përpjekjet e bordit dhe mbështetjen e anëtarëve të komunitetit për rifillimin e shkollës shqipe në Montreal.
Në përfundim të këtij takimi, Ambasadori Muca i dorëzoi z. Kasneci librat për mësimin e gjuhës shqipe përpara fillimit të mësimit të gjuhës shqipe në Montreal.