Më datë 17 dhjetor 2023, Ambasadori Ermal Muça ka zhvilluar një takim me bordin drejtues të shoqatës Alternativa Shqiptaro-Kanadeze për Zhvillim, gjatë së cilës biseduan mbi vullnetin e ndërsjellë për vijimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Që prej themelimit të saj, Alternativa Shqiptaro-Kanadeze për Zhvillim ka realizuar disa projekte bashkëkohore, me fokus në fushën e kërkimit, digjitalizimit dhe indeksimit të botimeve shkencore. E tillë është edhe platforma Albanica https://albanica.al/ , e cila ofron qasje online në disa artikuj dhe revista akademike dhe shkencore shqiptare.
ACDA ka organizuar aktivitete në vazhdimësi, si edhe ka ofruar kontribut në organizime të përbashkëta.