Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar, organizuar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Bashkinë e Otavës, kryeqyetit federal të Kanadasë.
Krahas përshëndetjes së Ambasadorit Muça, të pranishmëve iu urua mirëseardhja dhe iu drejtua një mesazh urimi dhe nga z. Mark Sutcliffe. Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin dhe Ambasadori i Kosovës, z. Adriatik Kryeziu, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Agron Buxhaku, dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-kanadez.