Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, mori pjesë në një pritje të veçantë të organizuar me rastin e 100-vjetorit të Théâtre Cercle Molière, e zhvilluar në ambientet e Senati i Kanadasë, në Ottawa.
Eventi u organizua nga Presidentja e Senatit, e Nderuara Raymonde Gagné, në bashkëpunim me Société de la francophonie manitobaine (SFM), duke mbledhur përfaqësues të lartë institucionalë, diplomatë dhe anëtarë të komunitetit frankofon.
Kjo mbrëmje festive vuri në pah rëndësinë e trashëgimisë kulturore frankofone dhe rolin e saj në forcimin e lidhjeve ndërkulturore në Kanada dhe më gjerë.



