Në kuadër të Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, mori pjesë në një aktivitet të veçantë që mblodhi përfaqësues të institucioneve dhe komunitetit frankofon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe promovimit të gjuhës frënge.
Aktiviteti u organizua me pjesëmarrjen e Mona Fortier, Deputete për Ottawa—Vanier—Gloucester dhe Sekretare Parlamentare për Ministren e Punëve të Jashtme, e cila nënvizoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve dhe kontributin e tyre në ndërtimin e një bote më paqësore.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të festuar diversitetin kulturor, për të forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe për të promovuar vlerat e përbashkëta.



