Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ambasada organizoi një aktivitet virtual në nderim të figurës, arritjeve dhe kontributit madhor të gruas shqiptare në zhvillimin e shoqërisë. I pranishëm në këtë takim, ambasadori Muça ndoqi ligjëratat e panelisteve nga pesë fusha të ndryshme, ndërsa vlerësoi rolin dhe angazhimin madhor të gruas shqiptare në Kanada në çdo sferë, që nga mësimi i gjuhës shqipe dhe mirë edukimi i brezit të ri, deri tek fuqizimi dhe diversifikimi i aktivitetit komunitar, promovimi i vlerave kombëtare shqiptare dhe forcimi i lidhjeve ndërmjet shqiptarëve dhe kanadezëve.
Krahas arritjeve profesionale dhe integrimit në jetën dhe shoqërinë kanadeze, ato janë një zë i fortë për mbrojtjen e të drejtave të grave, fuqizimin dhe gjithëpërfshirjen e tyre, si edhe barazinë gjinore!