Më 10 nëntor 2025, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mori pjesë në “Embassy Fair 2025” të organizuar nga Universiteti i Otavës. Panairi ofroi një platformë për të promovuar Shqipërinë si destinacion studimi dhe udhëtimi, për të njohur trashëgiminë kulturore, gjuhën dhe traditat shqiptare, si dhe për të prezantuar programet arsimore dhe komunitetin shqiptar në Kanada. Stenda e Ambasadës u vizitua nga mbi njëqind studentë, përfshirë studentë shqiptarë të Universitetit të Otavës, duke mundësuar një shkëmbim të gjallë dhe frytdhënës.
Newsroom
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada merr pjesë në “Embassy Fair 2025”


