Ambasadori Muça mori pjesë në koncertin e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës për nder të 25-vjetorit të mbërritjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada dhe 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Në fjalën e tij, Ambasadori Muça teksa theksoi krenarinë për arritjet e anëtarëve të komunitetit që mbërritën në ato kohë të vështira në këtë vend mik, shprehu urimet më të përzemërta me rastin e 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë.
Gjithashtu, Ambasadori Muça iu bashkua z. Adriatik Kryeziu, Ambasadorit i Kosovës në Kanada, dhe anëtarëve të komunitetit në nismën e dhurimit të gjakut në shenjë mirënjohje ndaj Kanadasë për ndihmën e vyer ofruar 25 vjet më parë për refugjatët nga Kosova, përmes operacionit “Parasol”.