Me ftesë të veçantë të Presidentit të “Embassy Connections”, Ambasadorja Artemis Malo u bashkua me Ambasadorë dhe Anëtarë të Parlamentit Kanadez, në një tryezë bisedimesh mbi bashkëpunimin dhe mundësitë e shkëmbimit të interesave të përbashkëta.
Përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të ftuara përshkruan eksperiencat e vendeve të tyre gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimeve politike përkatëse. Diplomacia parlamentare përbën një pjesë shumë të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve midis shteteve.