Takim i Ambasadores Artemis Malo me Z. Yvan Baker, Deputet në Dhomën e Komunave të Kanadasë
19 Qershor 2025
Ambasadorja Artemis Malo zhvilloi një takim me z. Yvan Baker, deputet në Dhomën e Komunave të Kanadasë. Gjatë këtij takimi, u diskutua për marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Kanadasë, duke theksuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si ato diplomatike, ekonomike dhe kulturore.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe projektligji i propozuar për shpalljen e muajit Nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Kanada. Ambasadorja Malo e vlerësoi këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për nderimin e kontributit të komunitetit shqiptar në Kanada dhe për forcimin e lidhjeve kulturore dhe historike mes dy vendeve. Ky projektligj synon të rrisë ndërgjegjësimin për trashëgiminë dhe vlerat shqiptare, duke krijuar mundësi për aktivitete dhe projekte që promovojnë kulturën dhe historinë shqiptare në Kanada.



