Më 07 nëntor 2025, Ambasadorja Artemis Malo mori pjesë në forumin “NATO at a Crossroads: Present Challenges and Future Trajectories”, të organizuar nga Eastern Europe and Transatlantic Network, me mbështetjen e programit MINDS të Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare dhe në bashkëpunim me NATO Association of Canada.
Forumi mblodhi akademikë dhe hartues politikash për të diskutuar sfidat aktuale të NATO-s, luftën në Ukrainë, konkurrencën ndërmjet fuqive të mëdha, krizën e kontrollit të armëve dhe çështjet e autonomisë strategjike të Europës. Diskutimet trajtuan rolin e aleancës në sigurinë transatlantike dhe implikimet për vendet anëtare, përfshirë angazhimet e Kanadasë në modernizimin e mbrojtjes, sigurinë në Arktik dhe forcimin e mekanizmave të përbashkët të parandalimit.


