Për herë të parë, realizohet panairi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptaro-Kanadeze në Ontario, një ngjarje e organizuar nga bordi i rrjetit dhe me ideim të Ambasadës së Shqipërisë. Ky event u bë një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit shqiptarë në Kanada për të ekspozuar produktet e tyre dhe për të krijuar mundësi bashkëpunimi dhe rritje të rrjetit të bizneseve.
Qëllimi i këtij panairi ishte kryesisht promovimi dhe zgjerimi i rrjetit të subjekteve tregtare, duke forcuar lidhjet dhe mundësitë mes bizneseve shqiptare dhe atyre kanadeze.
Ky event bëri që vlerat dhe cilësitë kombëtare shqiptare të shpalosen me dinjitet, duke përfshirë produkte të Shqipërisë dhe të trashëguara nga komuniteti shqiptar në diasporë. Kjo është një mundësi për të frymëzuar krenari dhe angazhim profesional në këtë pjesë të botës.
Ky panair shërben si një model për të vazhduar traditën e bashkëpunimit dhe ekspozimit të produkteve shqiptare, dhe gjithashtu mund të kthehet në një traditë të përvitshme për komunitetin shqiptar në Kanada!
Faleminderit:
Imzot At Pren Prend Kola dhe Misionit Katolik Shqiptar për mbështetje dhe kontribut të jashtëzakonshëm.
Faleminderit çdo biznesi që u bashkua! Së bashku, rritemi dhe e bëjmë më të fortë bashkëpunimin!
Faleminderit Z. Naser Berisha, Presidentit të Rrjetit të Bizneseve për angazhimin dhe organizimin e shkëlqyer të këtij eventi!
Faleminderit Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, Ambasadas së Kosovës, Ambasadas së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për mbështetje dhe pjesëmarrje.