Më 06 nëntor 2025, Ambasadorja Artemis Malo mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga z. Jerry Sherman, President i shoqatës jofitimprurëse Embassy Connections Canada, në nder të z. James Bezan, Ministër Konservator për Mbrojtjen Kombëtare të Kanadasë.
Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dhe kontakteve me përfaqësuesit politikë kanadezë dhe partnerët institucionalë.


