Ambasadorja Malo mori pjesë në Konferencën “Mbrojtja e Të Ardhmes së Ukrainës: Garanci Sigurie dhe Pastrimi i Minave për Rimëkëmbjen dhe Rinovimin”, e mbajtur në Toronto, me bashkëorganizim të NATO Canada Association, Ambasada e Ukrainës dhe Fondacioni “Canada-Ukraine”. Ky event, i fokusuar në sigurinë dhe paqen, theksoi rëndësinë e garantimit të të drejtave të njeriut dhe mbështetjes humanitare për Ukrainën, duke diskutuar gjithashtu për procesin e demining-ut dhe rindërtimit pas luftës.
Për Shqipërinë, kjo ngjarje ka një vlerë të madhe, pasi paqja dhe siguria janë kushte të panegociueshme për zhvillimin e rajonit dhe të ardhmen e tij.



