Në datën 24 mars, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mori pjesë në aktivitetin “Canada Council for the Arts: Art Bank Âjagemô”, i organizuar nga Diplomatic Hospitality Group, i cili bashkoi përfaqësues nga trupi diplomatik dhe institucione të ndryshme.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të promovuar vlerat e përbashkëta në një kontekst kulturor dhe diplomatik.



