Në përfundim të këtij viti, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada zgjodhi të shprehë mirënjohjen e saj ndaj disa prej bashkëpunëtorëve më të angazhuar nga komuniteti shqiptar në Kanada, të cilët kanë kontribuar në realizimin me sukses të aktiviteteve kulturore dhe kombëtare gjatë vitit 2025.
Kontributi i tyre ka qenë veçanërisht i rëndësishëm gjatë Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në provincën e Ontarios, duke dëshmuar edhe një herë forcën e bashkëpunimit, përkushtimin dhe vlerat e përbashkëta që na bashkojnë.
Ceremonia e mirënjohjes vijon edhe me shumë anëtarë të tjerë të komunitetit, me respekt të thellë dhe vlerësim të veçantë për secilin prej tyre.



