Në kuadër të shënimit të 113-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, në disa qytete të Kanadasë u zhvilluan ceremoni solemne të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar, në shenjë nderimi ndaj simbolit të identitetit dhe unitetit tonë kombëtar.
Flamuri shqiptar u ngrit dhe qëndroi për 24 orë në qendrat e disa prej qyteteve kryesore të Kanadasë, ndërsa ngjyrat kuq e zi ndriçuan Ujëvarën Niagara si edhe disa sheshe dhe hapësira përpara bashkive, duke përcjellë mesazhin e krenarisë dhe përkatësisë kombëtare.
Një falënderim i veçantë i shkon shoqatave shqiptaro-kanadeze për bashkëpunimin, koordinimin dhe kontributin e tyre të çmuar në realizimin me sukses të këtyre aktiviteteve përkujtimore:
-
Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze
-
Kryesia e Bashkimit Kombëtar në Kitchener–Waterloo
-
Shoqata Shqiptare e Windsor
-
Shoqata Shqiptare në Calgary
-



