Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2023”, i dedikuar për studentët me origjinë shqiptare të diplomuar gjatë periudhës tetor 2022 – tetor 2023, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.
Kriteret kryesore të pjesëmarrjes në këtë konkurs janë:
- Student shqiptarë të diplomuar Brenda dhe jashtë vendit;
- Nivel universitar ose pasuniversitar;
- Të kenë përfunduar studimet gjatë periudhës tetor 2022-tetor 2023;
- Tema e diplomës mbi cështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e cmimeve dhe atë financiar, etj.
Një interes të shtuar për Bankën e Shqipërisë përbën e ardhmja dhe roli i institucioneve kryesore financiare që janë ndikuar nga sfidat e fundit dhe përqëndrimi i politikave ekonomike tek rigjallërimi i ekonomisë. Tre temat fituese përzgjidhen nga një komision i posacëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë për këtë qëllim, ndërsa shpallja e tyre bëhet në një aktivitet tradicional në ambientet tona.
Banka e Shqipërisë fton të gjithë studentët shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë botën të bëhen pjesë e këtij konkursi i cili kurorëzon përpjekjet më të arrira në fushën kërkimore shkencore.
Për më shumë informacione, sugjerojmë të konsultoheni me lidhjen: https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Njoftimet_per_shtyp/Cmimi_i_Guvernatorit_per_Diplomen_me_te_Mire_per_vitin_2023.html .