Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada iu bashkua aktiviteteve festive të organizuara me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Ottawa, Montreal, Toronto, si dhe në qytete të tjera të Kanadasë.
Këto takime të veçanta bashkuan gra të suksesshme, profesioniste dhe anëtare të komunitetit, duke krijuar një atmosferë frymëzuese solidariteti dhe vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm që gratë japin çdo ditë në shoqëri.
Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave! 🌸



