Me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Bashkinë e Otavës është zhvilluar një ceremoni solemne gjatë së cilës është ngritur Flamuri Kombëtar!
Në ceremoninë e kufizuar në numër si pasojë e masave në fuqi për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik, zyrtarë të Departamentit të Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Zhvillimit, si edhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-kanadez.