Ambasadorja Artemis Malo iu bashkua festimeve me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të mbajtura në Ottawa.
Ky përvjetor shënoi një moment historik me rëndësi të jashtëzakonshme për kombin shqiptar dhe u përkujtua me fjalë përshëndetëse, interpretim të muzikës tradicionale, simbolikë kombëtare dhe një atmosferë uniteti dhe krenarie.
Pjesëmarrësit shprehën vlerësimin për arritjet e deritanishme të Kosovës si shtet demokratik dhe sovran, si dhe theksuan nevojën për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet diasporës dhe institucioneve shqiptare, për të forcuar më tej imazhin e kombit dhe rolin e tij në skenën ndërkombëtare.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Malo përcolli urimet më të përzemërta për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke riafirmuar angazhimin për forcimin e lidhjeve mes komuniteteve shqiptare në Kanada dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta kombëtare.



