Gjatë takimit në ambasadë, zyrtaret e Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social, si edhe atij të Shërbimeve të Kanadasë informuan për mbarëvajtjen e punës voluminoze në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë, në kuadër të përgatitjes për zbatimin dhe administrimin e dispozitave përfituese të Marrëveshjes së Sigurimeve Mbrojtjes Shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.
Konfirmuan realizimin e formularëve të aplikimit për përfitimet përkatëse sipas kategorive, si edhe të udhëzimeve dhe informacioneve shtesë të nevojshme në ndihmë të të interesuarve, të cilat do të publikohen me hollësi në portalin qeveritar në 1 gusht, datën e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore.