Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mori pjesë në aktivitetin “Governing From Within”, të organizuar në Toronto në kuadër të International Women’s Day nga organizata Equal Voice, e cila promovon rritjen e përfaqësimit të grave në politikën kanadeze.
Aktiviteti mblodhi gra lidere, përfaqësuese të institucioneve dhe profesioniste nga fusha të ndryshme për të diskutuar mbi rolin e grave në vendimmarrje dhe rëndësinë e fuqizimit të lidershipit femëror.
Gjatë këtij eventi, u shkëmbyen ide dhe mendime me znj. Kathleen Wynne, ish Kryeministre (Premier) e provincës së Ontarios dhe gruaja e parë që mbajti këtë post, si dhe znj. Charmaine Williams, Ministre e Asociuar në Qeverinë e Ontarios për Mundësitë Sociale dhe Ekonomike të Grave.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe për promovimin e barazisë dhe përfaqësimit të grave në lidership dhe vendimmarrje.



