Duke filluar nga data 1 prill 2022, udhëtarëve të vaksinuar plotësisht nuk do t’u kërkohet rezultati i testit të COVID-19 para hyrjes në Kanada. Në mbërritje mund t’u kërkohet bërja e një testi molekular të COVID-19, nëse përzgjidhen rastësisht.
Të përzgjedhurve nuk do t’u kërkohet të karantinohen ndërsa presin rezultatin e testit të tyre.
Rregullat për testimin para mbërritjes në Kanada nuk do të ndryshojnë për udhëtarët e pavaksinuar dhe ata pjesërisht të vaksinuar, të cilëve u lejohet hyrja në Kanada.
Të interesuarit për më shumë detaje mund t’i referohen njoftimit të autoriteteve vendase në lidhjen e mëposhtme: https://www.canada.ca/en/public-health/news/2022/03/government-of-canada-will-remove-pre-entry-test-requirement-for-fully-vaccinated-travellers-on-april-1.html