Më 21 nëntor 2025, në kuadër të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Muajit të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare në Ontario, u çel ekspozita fotografike “Jehonë – echoes of the past” në ambientet e Bashkisë së Otavës. Ekspozita prezantoi fotografi, kostume tradicionale, elemente të kulinarisë dhe artit shqiptar, duke pasqyruar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Në fjalën e saj, Ambasadorja Artemis Malo theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit kulturor shqiptar në diasporë dhe rolin e komunitetit në transmetimin e vlerave dhe traditave tek gjeneratat e reja. Aktiviteti nënvizoi lidhjen mes të kaluarës dhe të ardhmes së komunitetit shqiptar në Kanada dhe përkushtimin e Ambasadës për forcimin e identitetit dhe bashkësisë kulturore.
Newsroom
Mbahet ekspozita fotografike “Jehonë – echoes of the past” në ambientet e Bashkisë së Otavës


