Ambasadorja Artemis Malo ishte e ftuar nderi në një aktivitet të veçantë kushtuar letërsisë bashkëkohore shqiptare, i zhvilluar në Toronto.
Mbrëmja iu dedikua shkrimtares Lea Ypi, e cila promovoi librin e saj më të ri, “Indignity”, një vepër reflektuese që trajton tema të dinjitetit njerëzor, sistemeve politike, respektimit të identitetit dhe përballjes me realitetet shoqërore bashkëkohore.
Aktiviteti u organizua nga Books and Bordeaux, një nismë e grave dhe vajzave shqiptare që jetojnë në Kanada, të cilat përmes pasionit për librin dhe dialogut kulturor krijojnë hapësira frymëzuese për diskutimin e letërsisë. Përmes këtyre mbrëmjeve, ato kontribuojnë në promovimin e kulturës shqiptare dhe në forcimin e lidhjeve brenda komunitetit.



