Newsroom
Riprezantohet projektligji për njohjen e muajit Nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Kanada
Riprezantohet projektligji për njohjen e muajit Nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Kanada
12 Qershor 2025
Me iniciativën e deputetit z. Yvan Baker, në Dhomën e Komunëve të Kanadasë është riprezantuar projektligji për njohjen e muajit Nëntor si Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në të gjithë territorin e Kanadasë. Ky moment ka një rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Kanada, i cili ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në fushat ekonomike, sociale dhe kulturore të vendit, si dhe në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare mes dy popujve.
Muaji i Trashëgimisë Shqiptare ofron mundësinë për të vlerësuar dhe njohur kontributet e rëndësishme të komunitetit shqiptar në zhvillimin dhe integrimin e shoqërisë kanadeze.
Prezantimi i këtij projektligji u mbështet nga z. Peter Fonseca, deputet.



