Më datë 12-13 Shkurt 2025, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, do të zhvillohet edicioni i tretë i Panairit “Tourism and Travel Show Albania 2025”.
Ky edicion, organizuar nga Iceberg Communication dhe me mbështetjen e Ministria e Turizmit dhe Mjedisit , synon të bëjë bashkë kompanitë turistike të interesuara nga Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë, me qëllim promovimin e turizmit dhe aktiviteteve turistike të cilat pritet të zhvillohen gjatë vitit 2025.
Për më shumë detaje dhe mbi formën e regjistrimit mund të vizitoni faqen zyrtare të organizatorëve: https://www.icebergexhibitions.com/ .









