Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, mori pjesë në eventin përkujtimor “Four Years of the War Russia Brought to Ukraine”, me rastin e 4-vjetorit të agresionit të plotë të Federatës Ruse kundër Ukrainës.
Aktiviteti, i organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Kanada në bashkëpunim me British High Commission në Ottawa dhe Canada–Ukraine Foundation, mblodhi përfaqësues të lartë zyrtarë, anëtarë të Parlamentit (MP), drejtues fondacionesh, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq, në një mbrëmje reflektimi dhe solidariteti.
Programi përfshiu ekspozita mbi kontributet e disa prej organizatave kanadeze për Ukrainën, prezantime dhe fjalime përkujtimore, duke kulmuar me shfaqjen e dokumentarit “My Dear Théo”, një dëshmi e ndjerë dhe e fuqishme mbi përvojën njerëzore në kohë lufte.



