Më 23 korrik 2025, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mori pjesë në Dialogun Kabul-NATO “Ndërtimi i një të Ardhmeje të Përbashkët – Liderët e Rinj dhe Marrëdhëniet Kabul-NATO”, organizuar nga Organizata e Liderëve të Rinj të Afganistanit (AYLO), me mbështetjen e deputetit Ali Ehsassi, Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Sekretar Parlamentar pranë Ministrave për Çështjet Ndërqeveritare dhe Tregtinë Kanada-SHBA. Gjatë forumit u theksua kontributi dhe angazhimi i shteteve në mbështetje të Afganistanit, ku u vlerësua veçanërisht solidariteti i Shqipërisë në strehimin e qindra qytetarëve afganë pas vitit 2021. Me nderim u përkujtuan Kapiten Feti Vogli, Major Xhevahir Jazaj dhe anëtarët e tjerë të forcave të armatosura shqiptare që kanë shërbyer me guxim dhe përkushtim në Afganistan. Ky forum nënvizoi angazhimin e Shqipërisë për sigurinë transatlantike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e dialogut ndërkombëtar.



