Në muajin Mars 2025, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada organizoi dhe mori pjesë në një sërë aktivitetesh dhe takimesh me rëndësi, që theksuan marrëdhëniet dypalëshe, promovimin e kulturës shqiptare dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Ja disa nga aktivitetet kryesore:
1 Mars 2025
🔹 Ambasadorja Artemis Malo, së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, zhvilluan një takim me bordin e shoqatës shqiptare në Kitchener-Waterloo.
3 Mars 2025
🔹 Në Toronto, u shfaq filmi shqiptar “Pasaporta” me regji të Eduart Grishaj, organizuar nga RH Scholarship. Filmi tërhoqi një audiencë të gjerë dhe u shfaq me dy projeksione brenda natës në Cineplex.
🔹 Ambasadorja Malo mori pjesë në Iftarin organizuar nga Ambasada e Arabisë Saudite në Otava.
4 Mars 2025
🔹 Festime për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe për krijimin e shoqatës së re shqiptare në Windsor, e cila u organizua me pjesëmarrjen e mbi 450 shqiptarëve.
6 Mars 2025
🔹 Ambasadorja Malo zhvilloi një takim me Znj. Shendra Melia, Kryetare e Grupit Negociator për Transportin Ajror të Kanadasë, për diskutime mbi mundësitë e linjës direkte ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.
7 Mars 2025
🔹 Ambasadorja mori pjesë në mëngjesin e punës organizuar nga Z. Mark Sutcliff, Kryetar i Bashkisë së Otavës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
8 Mars 2025
🔹 Pjesëmarrje në aktivitete për Ditën e Gruas, duke përfshirë eventin të Klubit të Grave të Kanadasë, organizimin në Parlamentin e Kanadasë dhe në Montreal.
10-17 Mars 2025
🔹 Ambasadorja Malo realizoi një vizitë në British Columbia, ku zhvilloi takime me përfaqësues të qeverisë dhe universiteteve të rajonit, si dhe me komunitetin shqiptar.
11 Mars 2025
🔹 Vizitë në Fakultetin e Shkencave të Jetës në UBC, ku u pritën nga Dr. Genc Basha, për diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit kërkimor.
12 Mars 2025
🔹 Takim me Z. Bruce Ralston, ish-Ministër i Pyjeve dhe Energjisë në British Columbia, për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
13 Mars 2025
🔹 Ambasadorja Malo zhvilloi një takim në Universitetin e British Columbia me Presidentin z. Benoit-Antoine Bacon, duke diskutuar mundësitë për shkëmbime akademike dhe marrëveshje të reja mes universiteteve shqiptare dhe UBC.
🔹 Vizita historike në Asamblenë Legjislative të Kolumbisë Britanike, ku Ambasadorja u prit nga Kryetari i Asamblesë Z. Raj Chouhan dhe u prezantua gjatë seancës parlamentare.
14 Mars 2025
🔹 Takim me Znj. Anne Kang, Ministre e Edukimit dhe Aftësive të Ardhshme, për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkëmbimit akademik.
15 Mars 2025
🔹 Takim me Znj. Susie Chant, Sekretare Parlamentare dhe Zyrtare për Korpin Konsullor në British Columbia, për diskutime mbi diplomacinë parlamentare.
17 Mars 2025
🔹 Takim me Shoqatën e Komunitetit Shqiptar në British Columbia, një nga shoqatat e para të krijuara nga shqiptarët në Kanada, për të diskutuar mundësitë e forcimit të lidhjeve kulturore dhe historike.
18 Mars 2025
🔹 Ambasadorja Malo zhvilloi një takim me Ambasadorin e Spanjës, Alfredo Martínez Serrano, për shkëmbim informacioni dhe mundësi bashkëpunimi të mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Spanjës.
20 Mars 2025
🔹 Pjesëmarrje në Iftarin organizuar nga Ambasada e Turqisë në Otava.
24 Mars 2025
🔹 Ambasadorja Malo mori pjesë në ngritjen e flamurit kombëtar të Greqisë në Ambasadën e Greqisë në Otava.
25 Mars 2025
🔹 Pjesëmarrje në pritjen për festën kombëtare të Greqisë.
27 Mars 2025
🔹 Takim me Z. Yap Ong Heng, Këshilltar i Lartë i Ministrisë së Transportit të Singaporit, për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e transportit dhe trajnimit të zyrtarëve.
30 Mars 2025
🔹 Pjesëmarrje në edicionin e dytë të “La Francophonie en fête au Lycée Claudel” në Otava, për promovimin e kulturës dhe turizmit shqiptar në kuadër të Javës së Frankofonisë.