Ambasadorja Artemis Malo zhvilloi një takim kortezie me z. Vusal Suleymanov, të Ngarkuarin me Punë të Republikës së Azerbajxhanit në Kanada.
Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ku vitet e fundit vihet re një tendencë në rritje e kontakteve politike, si dhe një interes gjithnjë e më i madh për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
Po ashtu, u shkëmbyen vlerësime dhe përvoja, duke riafirmuar vullnetin e përbashkët për një bashkëpunim konstruktiv gjatë shërbimit diplomatik në Kanada.



