Ditën e sotme u zhvillua një takim ndërmjet deputetit Vince Gasparro dhe disa prej përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në zonën e GTA-së, në të cilin ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo.
Takimi u përqendrua në identifikimin e mundësive konkrete për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit shqiptar dhe institucioneve vendore, si dhe në diskutimin e hapave për ndërmarrjen e iniciativave që synojnë promovimin e identitetit dhe trashëgimisë shqiptare. Në këtë kuadër, u trajtua gjithashtu mundësia për emërtimin e një rruge me një emër shqiptar.
Ky takim shërbeu si një platformë për shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e hapave konkretë në mbështetje të çështjeve me interes për komunitetin shqiptar, duke nxitur bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet vendore.



