Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me znj. Nathalie Martel, drejtore për Politikat dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Ndërqeveritare, si edhe kryenegociatore e Kanadasë për Marrëveshjet e Sigurimeve Shoqërore pranë Departamentit të Punësimit dhe Zhvillimit Social të Kanadasë.
Në fokus të takimit, informimi mbi mbarëvajtjen dhe avancimin konkret drejt përmbylljes së procedurave të ratifikimit të Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore ndërmjet dy vendeve.