Ambasadori Muça ka zhvilluar takim me z. Sven Spengeman, anëtar i parlamentit dhe Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Dhomës së Komunëve.
Gjatë takimit janë trajtuar çështje të bashkëpunimit Shqipëri-Kanada në rrafshin dy dhe shumëpalësh. Bashkëbiseduesit janë fokusuar në angazhimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të prioriteteve, përfshirë ato me interes të veçantë për komunitetin shqiptaro-kanadez.