Në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptaro-Kanadeze të Kalgarit, Ambasadori Muça ka zhvilluar një takim virtual me anëtarë të komunitetit dhe sipërmarrës shqiptaro-kanadezë në këtë qytet.
Bashkëbisedimi është fokusuar mbi sfidat e imponuara nga pandemia, mbi ecurinë, arritjet dhe synimet e këtyre sipërmarrjeve shqiptaro-kanadeze, njohja më nga afër e komunitetit me këto biznese, si edhe përgatitjet e Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave” për vitin e ardhshëm shkollor.