Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada ka lançuar nismën më të re të bashkëpunimit me “Këshillin e Ekspertëve të Jashtëm”, një rrjet profesionistësh shqiptaro-kanadezë që jetojnë dhe veprojnë në Kanada.
Ky grup pune do të jetë i hapur për çdo profesionist që dëshiron të kontribuojë në dimensione dhe mekanizma të ndryshëm me qëllime të përbashkëta.
Krijimi i këtij rrjeti synon të lehtësojë shkëmbimin e njohurive dhe informacionit ndërmjet anëtarëve, si dhe të hapë rrugë për bashkëpunime konkrete në fusha të ndryshme profesionale.
Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar maksimalisht në përfshirjen e profesionistëve të diasporës në programe të shumta bashkëpunimi.
Ekspertiza, profesionalizmi dhe përvoja juaj janë një vlerë e çmuar për ndërtimin e një të ardhmeje më të suksesshme.



