The Hill Times ka pasqyruar festimin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada.
Aktiviteti mblodhi deputetë, përfaqësues të qeverisë kanadeze, diplomatë dhe anëtarë të komunitetit shqiptar, duke shërbyer si një moment reflektimi mbi historinë, kulturën dhe vlerat demokratike të Shqipërisë.
Pasqyrimi i këtij aktiviteti nga The Hill Times përbën një vlerësim domethënës për praninë dhe angazhimin e Shqipërisë në jetën politike dhe diplomatike të Kanadasë, si dhe një dëshmi të partneritetit në rritje dhe të vlerave të përbashkëta që lidhin dy vendet.



