Më 08 nëntor 2025, Ambasadorja Artemis Malo mirëpriti në Ambasadë nxënësit dhe mësuesit e shkollës së gjuhës shqipe në Ottawa, në kuadër të muajit të festave kombëtare, muajit të Trashëgimisë Kombëtare të Ontarios dhe Ditës së Alfabetit Shqiptar. Fëmijëve u dhuruan libra nga autorja Shkëndije Dee Ibishi, ndërsa fitueses së çmimit për pikturën më të bukur, Rida Hyseni, iu akordua një dhuratë dhe një çertifikatë vlerësimi.
Newsroom
Vizitë në ambientet e Ambasadës të nxënësve dhe mësuesve të shkollës së gjuhës shqipe në Ottawa


